SHBA paralajmëron Rusinë për
Krimenë, Obama në negociata

SHBA paralajmëron Rusinë për<br />Krimenë, Obama në negociata
WASHINGTON - SHBA-të paralajmërojnë Rusinë se çdo përpjekje për të aneksuar Krimenë do të mbyllte dyert e diplomacisë. Siç raporton BBC, sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerry i ka thënë homologut të tij rus Sergei Lavrov se Krimea është pjesë e Ukrainës dhe Moska duhet të evitojë përshkallëzimin ushtarak të situatës.
 
Sipas një deklarate nga departamenti amerikan i shtetit, Kerry dhe Lavrov kanë diskutuar dje në një bisedë telefonike. Por për Lavrov ndërkohë kriza në Ukrainë është krijuar artificialisht me qëllime të pastra gjeopolitike. Ai konfirmoi se Rusia ka kontakte me qeverinë e përkohshme por se Kievi sipas ministrit rus, është peng i të djathtës radikale.
 
Ndërkohë presidenti amerikan Barak Obama vazhdon diskutimet me liderët botëror mbi krizën në Ukrainë. Sipas shtëpisë së bardhë, presidenti zhvilloi biseda individuale me kryeministrin britanik Devid Kameron, kryeministrin italian Matteo Renzi dhe homologun francez Francois Hollande.
 
Ky i fundit tha se kanë diskutuar për masat e reja kundër Rusisë, nëse nuk e zbut krizën, por pa specifikuar cilat janë këto masa. Ndërkaq raportohet për të shtëna ndërsa një ekip vëzhguesish ndërkombëtar u ndalua të hyjë në Krime. OSBE deklaroi se askush nuk u lëndua gjatë incidentit në Armyansk.
 
Kjo është hera e tretë që vëzhguesit e organizatës ndalohen të hyjnë në gadishullin autonom, tashmë nën kontrollin e forcave pro ruse. Moska ka përforcuar rrethimin e saj ushtarak në Krime, dhe autoritetet pro ruse kanë shpallur në 16 mars mbajtjen e një referendumi me objektivin për tu shkëputur nga Ukraina dhe për tju bashkuar Rusisë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova