SHBA, Kevin McCarthy zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në raundin e 15-të

Udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve Kevin McCarthy, është zgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në raundin e 15-të. Nga 428 vota të hedhura, McCarthy mori 216 dhe Hakeem Jeffries i demokratëve mori 212.

Nëpunësja e Dhomës së Përfaqësuesve Cheryl Johnson u shpreh: "Kevin McCarthy, ka marrë shumicën e votave të hedhura dhe zgjidhet Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve".

Në fjalimin e tij të parë si kryetar i Dhomës, Kevin McCarthy u tha kolegëve të tij: "Tani fillon puna e vështirë".

“Ajo që ne bëjmë këtu sot, javën tjetër, muajin tjetër, vitin e ardhshëm, do të vendosë fokusin për gjithçka që vijon”, shtoi ai.

"Si kryetar i Dhomës, përgjegjësia ime përfundimtare nuk është ndaj partisë sime, por ndaj vendit tonë”.- tha McCarthy

Republikanët janë zotuar të nisin hetime për Biden, administratën e tij dhe biznesin e familjes së tij.

Megjithatë presidenti demokrat Joe Biden uroi kryeparlamentarit të ri republikan.

“Populli amerikan pret që udhëheqësit e tyre të qeverisin në një mënyrë që i vendos nevojat e amerikanëve mbi gjithçka tjetër, dhe kjo është ajo që ne duhet të bëjmë tani”, thotë Biden në një deklaratë.

“Siç thashë pas afatit të mesëm, unë jam i përgatitur të punoj me republikanët kur të mundem dhe votuesit e bënë të qartë se presin që republikanët të jenë të përgatitur të punojnë edhe me mua. Tani që udhëheqja e Dhomës së Përfaqësuesve është vendosur, është koha që ai proces të fillojë."- tha Biden.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë