SHBA - Sërish një tjetër ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në një universitet në Teksas të Shteteve të bashkuara të Amerikës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 e 30 me orën lokale.
Nga hetimet para paraprake bëhet e ditur se dy studentë të kolegjit “Lone Star” pas një grindje kanë filluar të qëllojnë kundër njëri-tjetrit. Nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur 4 persona dhe njëri nga studentët që hapi zjarr kundrejt studentit tjetër.
Studentë që ishin dëshmitarë të ngjarjes thanë se kishin parë dy persona që nisen te grindeshin me njeri-tjetrin dhe njeri prej tyre nxorri armën duke qëlluar në drejtim të tjetrit, ku në të njëjtën mënyre u kundërpërgjigj edhe agresori tjetër. Studentët u paralajmëruan menjëhere duke u kërkuar që të strehoheshin në vende të sigurta.
Ndërkohë policia ka arrestuar të dy studentët, njëri prej tyre i plagosur lehtë. Incidenti i fundit vjen pas ditës së djelë, kur një adoleshent qëlloi për vdekje tre fëmijë dhe dy të rritur në një shtëpi në New Mexico.
Ndërkohë qeveria amerikane po shqyrton mundësinë e vendosjes së kufizimeve të reja mbi armët e zjarrit.
Redaksia online
(eç/lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com