SHBA, Pentagoni përgatit planin
e ri për luftën kundër  ISIS

SHBA, Pentagoni përgatit planin<br />e ri për luftën kundër  ISIS
SHBA-Pentagoni ka deklaruar se ka përgatitur një plan të ri për luftën kundër ekstremistëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik në Irak dhe Siri.

Plani i është dorëzuar Sekretarit të Mbrojtjes, Jim Mattis, i cili do t'u raportojë për të zyrtarëve të lartë të administratës së presidentit Trump.

Ndërkohë zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, deklaroi se plani synon kundërvënien ndaj grupit ekstremist të ISIS, për t’i larguar ata nga Iraku dhe Siria, vende ku ky grup po përpiqet të krijojë një shtet fetar.

Nga ana tjetër, gjenerali Joseph Dunford, është shprehur se në këtë plan nuk përfshihet vetëm lufta kundër ISIS, por do të vendosen në shënjestër edhe grupe të tjera terroriste si al-Qaeda.

Sipas gjeneralit Dunford, ky plan nuk përfshin vetëm forcën ushtarake, por do të jetë një plan politiko-ushtarak.

Redaksia Online
D.T/Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike