UASHINGTON - Presidenti amerikan, Barack Obama zgjodhi, për herë të parë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një grua me ngjyrë, Loretta Lynch, në postin e ministres së Drejtësisë, që sipas legjislacionit amerikan mban edhe postin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Obama do ta japë këtë njoftim sot, në prani të zonjës Lynch dhe të paraardhësit të saj, edhe ky me ngjyrë, Eric Holder.
Ky i fundit, i cili ka rekordin për mbajtjen e këtij posti, kishte njoftuar se do të largohej shtatorin e kaluar.
Loretta Lynch, 55 vjeçe dhe që duhet të miratohet nga Senati, është përshkruar nga Shtëpia e Bardhë si një prokurore "e fortë" dhe "e pavarur".
E lindur në vitin 1959, në Greensboro, në Karolinën e Veriut, Loretta Lynch është vajza e një bibliotekareje dhe e një prifti baptist./ ATSH/












