SHBA/ Përfundojnë hetimet për çiftin shqiptar, aktori 35-vjeçar qëlloi në kokë gruan shtatzënë para se ta hidhte nga ballkoni! Vrau veten pas saj
Florind Belliu dhe Ornela Shehi
SHBA- Kanë përfunduar hetimet për çiftin shqiptar që u gjet i vdekur pranë pallatit ku banonin në New York. Sipas hetuesve, 28-vjeçarja Ornela Shehi ka pësuar traumë të fortë. Ajo është qëlluar në kokë nga bashkëshorti i saj, Florind Belliu, 35 vjeç para se të hidhej nga ndërtesa.
Pasi gruaja shtatzënë kreu aktin ekstrem (u hodh nga ballkoni), edhe Florind Belliu u hodh nga kati i gjashtë i banesës. Kjo vërteton se kemi të bëjnë me vetëvrasje të dyfishtë me paramendim të çiftit shqiptar. Vdekja e çiftit tronditi banorët e Pelham Parkway. Rreth orës 9 të mëngjesit të 7 gushtit, policia gjeti trupat e një burri dhe një gruaje në pjesën e pasme të 2199 Cruger Avenue.
Në momentin e vdekjes një banore në pallat, e cila në atë kohë ndodhej në banesën e saj, kujton: "Dëgjova një zhurmë, ishte e tmerrshme. E dëgjova kur u hodhën, e dëgjova. Mendova se ishte diçka e madhe." Një grua që kryente testimin e COVID-19 pranë banesës së çiftit tha: "Po dëgjoja të bërtiturat për një për një kohë të gjatë, sepse po qëndroja aty pranë stacionit të trenit."
Dëshmitarja tha se dëgjoi një "goditje" të fortë, përpara se të mbërrinte policia dhe u shokua kur mësoi se çifti kishte rënë nga ballkoni. Ngjarja ndodhi më 7 gusht në New York, ku çifti u gjet i vdekur poshtë ballkonit në oborrin e shtëpisë ku banonin në New York. Çifti kishte dy fëmijë, 6 dhe 2 vjeç.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A është i drejtë vendimi për të shtyrë Komisionin Hetimor për ‘McGonigal’?
-
Po
64.1%
-
Jo
25.8%
-
Nuk e di
10.1%
Vota total: 995
Lajme të tjera
-
SHBA/ Biden 'i shtrin dorën' Kongresit: Përfundojeni punën që keni nisur, më shumë punë për rritje ekonomike
8 Shkurt, 07:44
-
Balona spiune kineze, zyrtarët e SHBA: Pjesë e një operacioni të gjerë të mbikëqyrjes ushtarake nga Kina
8 Shkurt, 07:28
-
Djegia e Kuranit në Suedi, Ambasada amerikane paralajmëron rrezikun e një sulmi terrorist
7 Shkurt, 22:41
-
Dolën një sërë dokumentesh 'Top Secret' gjatë kohës ishte zv.President, republikanët nisin hetimet për administratën Biden
7 Shkurt, 20:48
-
Siguri ndaj hakerave/ SHBA dhe BE: Japim 70 mln dollarë në mbështetje të mbrojtjes kibernetike! Çuçi: Kemi barrën e madhe për të garantuar të dhënat
7 Shkurt, 10:21
-
Shtetet e Bashkuara analizojnë pjesët e balonës së rrëzuar kineze
7 Shkurt, 07:53
-
Lufta në Ukrainë/ Biden do të udhëtojë në Poloni për përvjetorin e pushtimit
7 Shkurt, 07:40
-
Berisha gjithë inatin e ka me SHBA për ‘non gratën’, jo me Ramën e McGonigal
6 Shkurt, 19:27
-
Lorenc Vangjeli: Sali Berisha si Kristofor Kolombi, zbuloi Amerikën
6 Shkurt, 19:13
-
Gary Kokalari publikon korrespodencën e tij me FBI: Më regjistroi letrën e tij drejtuar Ina Ramës një javë para tragjedisë së Gërdecit
6 Shkurt, 08:39
-
Ish-kryeministri izraelit: Putini premtoi se nuk do ta vriste Zelensky-in
5 Shkurt, 22:13
-
Erdogan kërcënon vendet perëndimore që mbyllën konsullatat në Stamboll: Do e paguani shtrenjtë nëse vazhdoni kështu
5 Shkurt, 21:20