SHBA - Ndërkohë gjithçka ka përfunduar në Washington me provat e përgjithshme të inaugurimit të presidentit të zgjedhur Barack Obama, e cila do të jetë pjesë e ceremonisë së inaugurimit të presidentit të parë me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe sozia e Obamës, i cili është parë duke u " betuar si Presidenti i ri i SHBA-ve, duke ngritur dorën e djathtë lart sipas traditës". Dita zyrtare e përurimit është 20 janari, por meqenëse i takon ditë e diel, Obama do të bëjë betimin zyrtar në Shtëpinë e Bardhë në një një ceremoni private dhe më 21 janar do të jetë betimi para publikut amerikan.

Ceremonia e betimit e Obamës më 21 janar do të ndiqet nga më shumë se 800,000 njerëz, më pak krahasuar me vitin 2009 ku u mblodhën më shumë se 2 milionë vetë.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)