SHBA/ Përleshja në Kishën Katolike, qytetari me maskë sulmon priftin At Bunet

SHBA/ Përleshja në Kishën Katolike, qytetari me maskë sulmon priftin At Bunet

Një meshë katolike u kthye në një situatë të dhunshme gjatë kësaj fundjave pasi antarët e Kishës katolike në Uashington u përpoqën të ndalojnë një person me maskë në përpjekjë për të sulmuar priftin e zonës.

Përleshja e Kishës Katolike është postuar në rrjetet sociale ku ka marrë edhe një shpërndaje virale. Burri, ende i paidentifikuar ishte i fshehur pas foltores së priftit ndërsa ky i fundit lexonte një pjesë nga foltorja. Pasi iu kërkua drejtpërdrejt nga prifti që të largohej, burri eci drejt foltores, duke e bërë priftin të thërriste sigurinë.

'A mundet dikush të telefonojë 911?' prifti thirri, ndërsa rreth 20 xhematë vrapuan në skenë për të provuar të merren me vizitorin e padisiplinuar vetë. Pavarësisht përpjekjeve më të mira të burrit për të rezistuar, kongregtarët përfundimisht arritën ta hidhnin burrin nga skena dhe më vonë ai u arrestua për shkelje kriminale nga policia.

Sipas zyrtarëve lokalë, nuk është hera e parë që njeriu në fjalë shkakton telashe në kishë. Në fakt, vetëm dy ditë para incidentit atij i ishte dhënë një njoftim për shkeljen dhe thyerjen e ligjeve shtetërore për veshjen e maskave pasi "veproi në mënyrë të paarsyeshme dhe krijoi shqetësime" gjatë një shërbimi.

Në një letër drejtuar famullitarëve të marrë nga KIRO 7, At Paul Brunet shpjegoi se "ngjarjet që çuan në këtë incident fatkeq filluan muajin e kaluar", me burrin që thuhet se synonte gjithashtu shkollën katolike ku ndiqte djali i tij.

“Sjellja e tij është përkeqësuar dhe është bërë më pak e parashikueshme. Ai ka kryer një sjellje abuzive dhe kërcënuese, të drejtuar jo vetëm ndaj meje, por ndaj personelit të famullisë dhe shkollës”, ka shkruar At Brunet. "Në rrethanat, famullia dhe shkolla nuk kishin zgjidhje tjetër përveçse të merrnin një urdhër "No Traspass" nga Departamenti i Policisë së Lakewood kundër [ tij]. Ai zgjodhi të shpërfillte këtë urdhër kur u shfaq në meshë dje.'

Nuk është e qartë pse burri kishte filluar të shkaktonte shqetësime, apo nëse incidentet kishin lidhje me refuzimin e tij për të mbajtur një maskë. Departamenti i Policisë së Lakeëood konfirmoi që ai është liruar me kusht.

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime