SHBA përsërit apelin kundër
bojkotit të PD: Hyni në zgjedhje
Tre ditë pas deklaratës së ambasadës amerikane në Tiranë të cilët sqaruan se SHBA nuk mbështet bojkotin e Partisë Demokratike, një tjetër zyrtar i lartë i DASH, Zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, përsërit të njëjtin apel.
Tre ditë pas
deklaratës së ambasadës amerikane në Tiranë të cilët sqaruan se SHBA nuk mbështet bojkotin e Partisë Demokratike, një tjetër zyrtar i lartë i DASH, Zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, përsërit të njëjtin apel.
Yee ka folur nga Prishtina ku po zhvillon një vizitë zyrtare.
"Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, më 18 qershor"Gjatë një interviste për RTK-në zyrtari i DASH, duke komentuar zgjedhjet në Shqipëri, ka thënë se zgjedhjet duhet të mbahen në 18 qershor dhe i gjithë faktori politik duhet të bëhet pjesë i këtij procesi.
“Shqipëria duhet që t’i mbajë zgjedhjet e saj në kohën e duhur, më 18 qershor”, ka thënë Yee.
“Dhe nëse ka probleme, ne mendojmë se opozita dhe qeveria duhet të ulen në dialog dhe t’i zgjidhin, në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme”, ka shtuar Yee.
Fillimisht ishte ambasada amerikane në Tiranë që
përgenjështroi Lulzim Bashën pas kthimit të tij nga vizita në SHBA, kur u shpreh se
Uashingtoni mbështet opozitën.Sipas ambasadës, SHBA nuk mbështet bojkotin e Kuvendit, pasi një lëvizje e tillë politike nuk favorizon ecurinë e reformave, kryesisht të Reformës në Drejtësi dhe zbatimin e Vettingut dhe procesin e integrimit të vendit në BE.
Edhe CDU e Angela Merkel, një forcë politike kjo partnere me PD-në si dhe prezenca e OSBE-së në Tiranë,
u pozicionuan haptazi kundër bojkotit të parlamentit dhe zgjedhjeve të 18 qershorit nga opozita.
Përmes një letre të mbërritur në selinë e demokratëve, zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU në Parlamentin gjerman, Franz Josef Jung, i cili është njëkohësisht edhe shefi i politikës së jashtme në CDU, si dhe ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë, i kërkoi Lulzim Bashës të heqë dorë nga rruga e bojkotit të zgjedhjeve.
Në letrën e Jung sqarohet se CDU pajtohet me shqetësimet e opozitës për shitblerjen e votës, por shton gjithashtu se bojkoti nuk është zgjidhje në një kohë kur Brukseli pret zbatimin e Reformës në Drejtësi.
"Vonesa e reformës në drejtësi dhe bojkoti i zgjedhjeve nga opozita do ta kthenin Shqipërinë shumë mbrapa në rrugën e saj drejt BE-së. Dhe do të dëmtonte shumë marrëdhëniet mes PD-së dhe CDU/CSU-se" - thuhet në letrën e Jung drejtuar kryetarit të PD, Lulzim Basha.
Ndërkohë, qëndrim të prerë kundër bojkotit të paralajmëruar nga PD për zgjedhjet e 18 qershorit ka mbajtur edhe
ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Bernd Borchardt. Përmes një deklarate për mediat, kreu i Prezencës u shpreh se bojkoti është papërgjegjshmëri politike dhe se një sjellje e tillë e kthen Shqipërinë 20 vite pas në kohë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.9%
-
Jo
29.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3805
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15