SHBA përshendet armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit 

SHBA përshendet armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit 

Joe Biden

Pasi kabineti i Sigurisë së Izraelit ka lajmëruar se është arritur një armëpushim që pritet t’i jap fund luftimeve me Palestinën, presidenti Joe Biden e përshëndeti këtë vendim.

Biden ka thënë se ai sheh një "mundësi të mirëfilltë" drejt qëllimit më të madh për ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme. Presidenti Biden tha se ai dhe ndihmësit e lartë të Shtëpisë së Bardhë ishin përfshirë intensivisht në një përpjekje "orë pas ore" për të ndalur gjakderdhjen.

"Unë besoj se palestinezët dhe izraelitët meritojnë të jetojnë në mënyrë të sigurt dhe në siguri, të gëzojnë masë të barabartë të lirisë, begatisë dhe demokracisë", tha Presidenti Biden. "Administrata ime do të vazhdojë diplomacinë tonë të qetë, të paepur drejt arritjes së këtij synimi."

Sakaq gjatë deklaratës në Shtëpinë e Bardhë përshëndeti kontributin e qeverisë egjiptiane, e cila luajti një rol vendimtar në ndërmjetësimin e armëpushimit. Luftimet shkaktuan të paktën 227 të vrasë në Gaza dhe 12 të tjerë në Izrael.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

CHL/ Man. City paqe me Interin, 0-0 në Angli! Qazim Laçi shënon supergol në debutim, tri pikë për Dortmund e Celtic! PSG fiton në limite

CHL/ Man. City paqe me Interin, 0-0 në Angli! Qazim Laçi shënon supergol në debutim, tri pikë për Dortmund e Celtic! PSG fiton në limite