SHBA përshëndet raportin e OSBE-së: Reforma në drejtësi, pikë parësore dhe që duhet të jetë gjithpërfshirëse
TIRANE, 17 Shtator/ATSH/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë se zgjedhjet lokale të 21 qershorit ishin pozitive, nuk pati dhunë dhe qytetarët shqiptarë ishin në gjendje të shprehnin të lirë të drejtën e votës. Kështu deklaroi Ambasadori i SHBA-ve, Daniel B. Baer në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, i cili shtoi se pavarësisht […]
TIRANE, 17 Shtator/ATSH/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë se zgjedhjet lokale të 21 qershorit ishin pozitive, nuk pati dhunë dhe qytetarët shqiptarë ishin në gjendje të shprehnin të lirë të drejtën e votës.
Kështu deklaroi Ambasadori i SHBA-ve, Daniel B. Baer në Këshillin e Përhershëm të
OSBE-së në Vjenë, i cili shtoi se pavarësisht kësaj pati parregullsi, përfshirë votimi në grup, presion mbi votuesit, blerje vote, politizim të shtetit, institucionit dhe mediave.
Diplomati amerikan në OSBE vlerëson gjithashtu se reformat sistematike kushtetuese dhe ligjore që do të parandalojnë kandidatët që janë subjektë kriminalë, ose të lidhur me krimin, janë e vetmja mënyrë për t'i mbajtur ata larg zgjedhjeve.
"SHBA thekson se pavarësisht se u shënua progres në heqjen e individëve me lidhje kriminale nga gara, disa emra mbeten në listë. Bëjmë thirrje që shqiptarët të këmbëngulin që partitë politike të ofrojnë kandidat me reputacion, që duan që vendi i tyre të ecë përpara", është shprehur Baer.
Në deklaratën mbështetëse për raportin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadori Baer në Vjenë inkurajon Qeverinë dhe Parlamentin në realizimin e reformës në drejtësi, që e konsiderojnë një pikë parësore dhe që duhet të jetë gjithpërfshirëse.
"SHBA-të inkurajojnë qeverinë dhe parlamentin që të përmbushin zotimin për ta cilësuar reformën në drejtësi si reformën kryesore me veprime dhe jo me fjalë. Ne duam të vëmë në pah rëndësinë e përfshirjes së opozitës në këtë proces. Reformat duhet të kryen me dakordësinë e shumë partive dhe në të njëjtën kohë është e rëndësishëm që asnjë parti të mos bllokojë rrugën për të ecur përpara", është shprehur ambasadori amerikan në Vjenë.
Ai shtoi më tej se "reforma duhet të realizohet në frymën e bashkëpunimit ndërpartiak dhe është me rëndësi që asnjë palë të mos bllokojë përparimin në këtë pikë".
"Mbështesim punën e OSBE-së për të inkurajuar shoqërinë civile që të jetë më aktive në reformën në drejtësi. Populli shqiptar ka pritur boll për një sistem drejtësie ku prokurorë dhe gjykatës punojnë për zbatimin e ligjit dhe mbajnë përgjegjësi për vendimet e tyre", thuhet në deklaratë. /a.g/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.8%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4899
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15