SHBA - Jay Carney, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projektligjin, për të pezullluar kufirin ligjor të huasë deri më 19 maj.
Dhoma e Përfaqësuesve e dominuar nga republikanët votoi me 285 vota pro dhe 144 kundër për pezullimin e të ashtuquajturit “tavanit të borxhit” për të shmangur kështu një krizë të mundshme ekonomike.
Projektiligji mbi tavanin e borxhit federal pritet të kalojë dhe pastaj të miratohet edhe nga presidenti Barack Obama.
Ndërkohë SHBA-ja ende nuk ka miratuar një plan të plotë mbi buxhetin e 4 viteve të ardhshme dhe po mban nën kontroll shpenzimet qeveritare përmes disa afateve, i fundit të cilit skadon më 27 mars.
John Boehner, kryetari i Kongresit Amerikan tha se duhet të ndjekim disa prej strategjive që të përballojmë problemin e shpenzimeve qeveritare, pasi pak javë më pare republikanët kishin kërcënuar të mos kalojnë një rritje në kufirin e borxhit, nëse ajo çiftëzohet me shkurtime të shpenzimeve.
Votimi vjen më pak se tri javë më parë pasi Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë nënshkruan një marrëveshje në minutat e fundit, për të parandaluar të ashtuquajtërn “shkëmbi fiskal”, një kombinim i shkurtimit të shpenzimeve dhe rritjen e taksave.
Analistët thonë se Shtetet e Bashkuara nuk do të kishin qenë në gjendje të paguanin këstet e borxheve pas mesit të shkurtit, gjë që do të kishte patur një ndikim të madh në ekonominë globale.
Redaksia online
(eç/lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com