NEW YORK - Shtetet e Bashkuara kanë si qëllim të thellojnë me Rusinë çështjen relative të kalimit të armëve kimike, aktualisht në duart e regjimit sirian të Assad, nën kontroll ndërkombëtar.

Qëllimi është të kuptohet, nëse një plan i tillë është i besueshëm. Ka thënë një funksionar i administratës Obama.

Ben Rhodes, zv/këshilltar për sigurinë amerikane ka shpjeguar në MSNBC, që ndërkohë Uashingtoni nuk do të zbehë presionet mbi Damaskun.

Ndërkohë, Siria ka gjykuar pozitivisht propozimin e Moskës, sekretari i përgjithshëm i OKB, Ban Ki Moon ka ftuar regjimin sirian ta pranojë.

"Dua t’i kërkoj Këshillit të Sigurimit të OKB të urdhërojë transferimin e armëve kimike në vende, ku mund të ruhen dhe shkatërrohen”, ka thënë në konferencë për shtyp Ban, duke shtuar se “çmon propozimin rus”.

Propozimi rus erdhi pas ultimatumit të Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili nga Londra i tha Bashar al-Assad, që mund të evitonte ndërhyrjen ushtarake me një kusht: akses mbi armët e tij kimike.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)