Kur reforma në drejtësi ka mbetur për sesionin tjetër parlamentar, ambasadori Donald Lu flet për frikë politikanësh dhe gjyqtarësh.
Para nxënësve të shkollave të mesme të 8 qyteteve, ambasadori amerikan theksoi se ka ardhur koha e ndryshimit.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu shprehet se politikanët, zyrtarët e qeverisë, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar kanë filluar që të kenë frikë nga të të rinjtë.
"
Kohët po ndryshojnë. Politikanët, zyrtarët e qeverisë, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar kanë frikë. A e dini se nga kush kanë frikë? Ata kanë frikë nga ju!" deklaroi diplomati i SHBA gjatë aktivitet “Aktivizmi Rinor Kundër Korrupsionit” që u organizua nga nxënësit e shkollave të mesme të Shkodrës, Kukësit, Elbasanit, Beratit, Vlorës, Lezhës, Gjirokastrës dhe Tiranës.
Ambasadori i SHBA tregoi edhe një histori se si të rinjtë sollën ndryshimin 14 vite më parë në Kirgistan.
"
Në një shoqëri korrupsioni përfundon kur njerëzit fillojnë të veprojnë, shpesh kjo udhëhiqet nga të rinjtë.
Kur punoja në Kirgistan 14 vite më parë nxënësit e shkollave përballeshin me probleme të tmerrshme të korrupsionit, të gjithë duhet të paguanin për notat.
Nxënësit e zakonshëm punonin shumë, por merrnin nota të këqija, ata studentë thanë 'Mjaft'.
Ata krijuan klubin dhe nënshkruan një deklaratë që kurrë nuk do të jepnin ryshfet, mësuesit dhe drejtorët ishin të zemëruar.
Ministria e Arsimit ishte në kaos, por Presidenti i Kirgistanit ishte një ish-profesor dhe vendosi ta mbështeste këtë lëvizje.
Shumë shpejt njerëzit iu bashkuan lëvizjes, kështu ndodh ndryshimi" përfundoi ai.
Ky aktivitet është pjesë e projektit të edukimit qytetar mbështetur nga Ambasada e SHBA dhe e implementuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.
[gallery]22069[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
44.7%
-
Jo
52.7%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 9970
Lajme të tjera
-
‘Nga Papa, Çurçilli, Musolini dhe Mbreti Zog, te Çaplini, personalitetet që mbajtën ‘Borsalino’! Historia e panjohur kapelës së famshme
2 Prill, 08:15
-
Anthony Joshua v Jermaine Franklin: Britaniku rikthehet në rrugët e fitoreve me fitore unanime të pikëve
2 Prill, 08:02
-
U rikthyen në shtëpinë e Big Brother 4 banorët më të votuar nga publiku, gëzim dhe batute mes ‘të vjetërve’ dhe të ‘rinjve
2 Prill, 07:49
-
Akuzohet për spiunazh, arrestohet Mitropoliti i Kievit i lidhur me Kishën Ruse! Kush është Pavlo Lebid ose ‘Pasha Mercedes’ dhe pasioni i tij për luksin
2 Prill, 07:40
-
Financimi rus/ Ligjet që shkeli Kryemadhi, çfarë rrezikon nga mosdeklarimi i llogarive bankare jashtë vendit
2 Prill, 07:32
-
Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidencialeve në Mal të Zi! Drejt fundit të epokës 'Gjukanoviç'? Millatoviç shihet favorit
2 Prill, 07:17
-
Analistët: Suksesi i marrëveshjes Kosovë-Serbi varet nga angazhimi aktiv i BE, SHBA
2 Prill, 07:12
-
Akuzat se ka pakt të fshehur me Berishën, Gazment Bardhi: Me të nuk më lidh më as e shkuara! Intriga të vogla për të përçarë edhe më tej PD-në
2 Prill, 06:55
-
Sot bëni kujdes, do të ketë surpriza në dashuri dhe në punë! Parashikimi i yjeve për sot
2 Prill, 06:46
-
'Poker' në transfertë, Barcelona shkëlqen dhe ruan distancën nga Real Madridi (GOLAT)
1 Prill, 22:51
-
Kulmi i 'etheve' parazgjedhore në Turqi, pakujdesia e rivalit kryesor të Erdoganit me 'qilimin e lutjes' ngjall reagime të shumta
1 Prill, 22:50
-
Oltës nuk i del inati me Luizin edhe jashtë shtëpisë së 'BBVA': Ja lashë vetë fitoren, do ta 'përndjek'
1 Prill, 22:50