SHBA premton ndihmë për OKB-në në Afganistan! 17 viktima nga të shtënat festive në ajër në aeroport, në Kabul rifillojnë fluturimet

Kongresi i Shteteve të Bashkuara pritet të financojë punën humanitare të Kombeve të Bashkuara në Afganistan, por nuk ka gjasa të financojë drejtpërdrejt një qeveri të re të udhëhequr nga talebanët, deklarojnë zyrtarët amerikanë.

Qeveri e cila edhe pse ishte menduar të bëhej publike dutën e djeshme, u shty për ditën e sotme dhe në krye të saj do të jetë Abdul Ghani Baradar. Shefi i OKB-së Antonio Guterres po udhëton për në Gjenevë për të thirrur një konferencë të nivelit të lartë mbi ndihmën për Afganistanin më 13 shtator. Edhe para fitores së talebanëve, Afganistani ishte shumë i varur nga ndihma ndërkombëtare, ku 40 përqind i prodhimit të brendshëm bruto (PBB) siguroheshin nga financimet e huaja.

OKB ka paralajmëruar se 18 milionë afganë po përballen me një katastrofë humanitare dhe 18 milionë të tjerë mund t'u bashkohen shpejt atyre. Sipas raporteve, deri në 500,000 mund të largohen nga vendi nga frika e talebanëve.

Luftimet në Luginën Panjshir të Afganistanit vazhdojnë edhe ditën e sotme, në përpjekjen e fundit e afganëve për të mbajtur pushtetin.  Burimet talebane thanë se kishin pushtuar zonën, por luftëtarët e rezistencës me të cilët po luftojnë e mohuan këtë. Një nga udhëheqësit e rezistencës, Amrullah Saleh, hodhi poshtë pretendimet se ai kishte ikur, por tha se situata ishte "e vështirë". Luftimet në Panjshir raportohet se kanë lënë qindra të vdekur.

Lugina Panjshir, në veri të kryeqytetit Kabul, është një nga provincat më të vogla të Afganistanit dhe e vetmja që nuk ka rënë në duart e talebanëve.

Kështjella tradicionale anti-talebanë është shtëpi e diku midis 150,000 dhe 200,000 njerëzve dhe është e fshehur prapa majave të maleve.

Ndërkohë që viktima ka pasur edhe në Kabul dhe qytete të tjera të shtënat festive. Al jaezzera raporton se të paktën 17 persona kanë humbur jetën deri tani dhe 41 të tjerë u plagosën. Të shtënat festive janë një traditë e zakonshme në mesin e Afganistanit

Ndërkophë që jeta nëpër rrugët e qyteteve po ikthehet asaj të 20 viteve bmë parë. Muralet e pikturuara nga artistët afganë po zhduken ngadalë nga rrugët e Kabulit dhe në vend të tyre po vendosen mure të ngjyrosur në të bardhë me thënie kurani. Dhe në anën tjetër pyetje të tilla si nku është shoqëruesi yt? Kanë filluar të bëhen të zakonshme sërish….

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:03
4 ditë pas largimit të trupave amerikane, rifillojnë fluturimet në aeroportin e Kabulit

Për herë të parë që pas largimit të trupave amerikane më 31 gusht, është rihapur aeroporti i Kabulit. Lajmi vjen nga ambasadori i Katarit në Afganistan, sipas të cilit, pista është rihapur dhe po riparohet nga autoritetet talebane. Fulturimet kanë rifilluar midis Kabulit dhe tre qyteteve të mëdha provinciale Herat, Mazar-i Sharif dhe Kandahar.

Ora 15:07
Fëmijët afganë kthehen në shkollë, por në klasa vetëm me një gjini!

Ditën e sotme në Kabul nxënësit afganë janë rikthyer në bankat e shkollës, një hap tjetër drejt "kthimit në normalitetin" e premtuar nga talebanët. Sidoqoftë, është e pamundur të gjesh gjurmë vajzash në klasa, sepse tanimë ata i janë rikthyer mësimit pa klasa të përziera. Dhe vajzat mund të gjenden në klasa të ndara.

Ministri në detyrë i arsimit në qeverinë talebane siguroi këtë të dielë se gratë afgane mund të studionin në universitet, por gjithashtu në klasa me vetëm një gjini. Gjithashtu është paralajmëruar një mësim rreth ligjit të Sheriatit, gjë që ka ngjallur jo pak frikë për kthim prapa.

Ndërkohë një korrespondent amerikan në Kabul, me anë të një postimi në mediat sociale tha se afganët u kanë parashtruar një sërë kërkesash, për të lejuar qëndrimin e tyre në vend.

Kërkesat e talebanëve për gazetarët amerikanë:

- ndalimi i abortit

- Ndalim i martesave homoseksuale

- Refuzimi i shkencës

- refuzim i vaksinimit

Ora 14:40
Gratë afgane për të dytën ditën në protestë! Talebanët përdorin gaz lotsjellës për t’i shpërndarë

 

Gratë afgane për të dytën ditë radhazi kanë protestuar për të drejtat e tyre, por militantët talebanë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe kanë  shtëna në ajër si shenja paralajmëruese  për gratë, ku si pasojë e të cilave ka mbetur e plagosur një grua. 

Më 4 shtator, u mblodhën para pallatit presidencial në Kabul dhe mbajtën pankarta ku shkruhej: "Ne nuk jemi gra të viteve 90-ta". Pamjet e publikuara në mediat sociale treguan sesi gratë u përballën me talebanët e armatosur.

Gratë afgane kanë mbajtur protesta gjatë dy ditëve të fundit, duke kërkuar barazi, drejtësi dhe demokraci.

Një tubim i ngjashëm u mbajt në fillim të kësaj jave në qytetin perëndimor të Heratit.

 Në një video të publikuar nga transmetuesi «Tolo News» në Twitter tregohet përpjekja e talebanëve për të shpërndarë protestën. 

Disa dëshmitarë denoncuan përdorimin e dhunës dhe gazit lotsjellës për të shpërndarë turmën që po shkonte drejt pallatit presidencial.

Grupi militant ka thënë se do të respektojë të drejtat e grave, sipas rregullave të ligjit islamik- Sheriatit dhe theksuan edhe njëherë se ato do të mund të punojnë pa qënë asnjëherë në role drejtuese.

Talebanët e sunduan Afganistanin midis viteve 1996 dhe 2001. Ata nuk i lejuan gratë të punonin, vajzat nuk lejoheshin të ndiqnin shkollën dhe gratë duhej të mbulonin fytyrat dhe të shoqëroheshin nga një i afërm mashkull, nëse donin të dilnin nga shtëpitë e tyre.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton