SHBA, president Trump kërkon
rritjen e arsenalit bërthamo

SHBA, president Trump kërkon<br />rritjen e arsenalit bërthamo
SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar se dëshiron që Amerika të rrisë arsenalin e armëve bërthamore.

“Amerika ka mbetur mbrapa  në kapacitetin e arsenalit të armëve bërthamore, ne duhet të jemi krye të të gjithëve”, është shprehur presidenti Trump, i cili komentoi për herë të parë në lidhje me këtë çështje që prej marrjes së presidencës.

Gjithashtu gjatë intervistës të dhënë për “Reuters”, presidenti Trump tha se do të ishte diçka e mrekullueshme nëse asnjë vend nuk do të zotëronte armë bërthamore.

“Do të ishte diçka e mrekullueshme që asnjë vend të mos ishte në zotërim të armëve bërthamore, një ëndërr, por nëse vende e tjera do të kenë armë bërthamore, ne do të kryesojmë”, u shpreh ai.

Sipas Shoqatës për Kontrollin e Armëve në SHBA, momentalisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë në zotërim të 6,800 armëve bërthamore, ndërsa Rusia numëron 7 mijë të tilla.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri