/ATSH-AFP/ - Një vizitë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë synon të zyrtarizojë lidhjet e forta mes dy vendeve.
Takimi i njoftuar në kryeqytetin federal do të zhvillohet në sfondin e shqetësimeve për ngadalësimin e ekonomisë kineze, por gjithashtu dhe tensioneve lidhur me qëndrimin e Pekinit në Detin e Kinës dhe në hapësirën kibernetike.
Krimi kibernetik ka qenë gjithmonë një burim mosmarrëveshjesh mes dy fuqive të para ekonomike botërore. Por piratimi, zbuluar në muajin qershor, i të dhënave personale të disa milionë punonjësve federalë amerikanë ka zbehur shpresat dhe ka rritur tensionin.
Zyrtarët amerikanë kanë përmendur që prej disa javëve, nën mbulimin e anonimatit, mundësinë e sanksioneve ekonomike kundër zyrtarëve dhe grupeve kineze.
/Shqiptarja.com