Inisiativa është ndërmarrë nga deputeti demokrat i Kalifornisë Brad Sherman i cili është mbështetur nga kolegu i tij Al Green.
Propozimi për të vendosur para drejtësisë Kreun e Shtëpisë së Bardhë njohur ndryshe si Impeachment bazohet në akuzat për ndërhyrje në cështjet e drejtësisë sic ishte shkarkimi nga detyra i shefit të FBI-së James Comey.
“Ky është hapi i parë i një rrugë shumë të gjatë’ shprehet deputeti Sherman teksa propozoi të ashtuquajturin artikull i impeachment.
Por për momentin një propozim i tillë është i izoluar pasi kërkesa do të duhet të votohet në Dhomën e Përfaqësuesve e cila për momentin dominohet nga republikanët.
Por në deklaratën e tij Sherman shpjegon se vendimi i tij bazohet edhe tek shkëmbimi i emailve që ka patur djali i Trump me zyrtarë rusë.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
