SHBA - Mark Knapp dhe Elizabeth Pester nga Tulsa në Oklahoma të SHBA-së, janë arrestuar dhe akuzuar për neglizhim dhe abuzim të vajzës së tyre 2 vjeçare pasi thuajse e lanë të vdiste nga uria.
Sipas raportit të arrestimit të siguruar nga Tulsa Ëorld, vajza e çiftit u dërgua me urgjencë në spitalin St.Francis. Vajza e vogël peshonte rreth 6 kilogram. Kur policia shkoi në shtëpinë e prindërve për t’i arrestuar, çifti ishte i zënë duke luajtur në internet.
Sipas detektivit Denielle Bishop, vajza e vogël nuk mund të ecë apo të lëvizë. Ditën e martë vogëlushja u shtrua në spital në gjendje kritike dhe prindërit e saj ishin aty. Por pas disa orësh Elizabeth Pester lajmëroi infermierët se nuk do të mund të kthehej deri të enjten megjithëse shtëpia e çiftit ishte vetëm 4 kilometra larg spitalit.
Kur policia shkoi në shtëpinë e tyre të enjten mbrëma, Knapp dhe Pester ishin duke luajtur lojëra në internet. Knapp pyeti policët të cilët i arrestuan menjëherë nëse kishin ardhur për t’u thënë se vajza e tyre kishte vdekur.
Pas kërkimeve në shtëpinë e tyre, forcat e rendit thanë se Knapp dhe Pester jetonin në një realitet virtual. Çifti ishte i fiksuar aq shumë pas një loje të quajtur ‘Second Life’ sa që kishin krijuar lojtarët e tyre dhe ishin martuar edhe në lojë. Në profilin e saj në ‘Facebook’, Pester ka publikuar disa foto të avatarit të saj në ‘Second Life’.
Vogëlushja iu kthye prindërve të saj me kushtin se do të kthehen me vajzën e tyre në spital çdo javë për të monitoruar peshën e saj.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com