SHBA pro Shengenit Ballkanik: Duhet që të përfshihet edhe Kosova

SHBA pro Shengenit Ballkanik: Duhet që të përfshihet edhe Kosova

Ambasadori Richard Grenell

Ambasadori Richard Grenell, i dërguari presidencial amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi ka përshëndetur nismën e shengenit Ballkanit, iniciativë e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë. Ai theksoi se kjo nismë mund të jetë e suksesshme nëse përfshihen të gjithë në rajon, përfshirë edhe Kosovën. “Ne mirëpresim nismën për “mini-Shengenin” e Ballkanit Perëndimor si një mënyrë për të filluar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Ne besojmë se që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës. Administrata Trump është e përqendruar për të ndihmuar gjithë rajonin të krijojë mundësi ekonomike dhe punë për të rinjtë”, thuhet në deklaratë. Mali i Zi është shprehur skeptik deri tani, po ashtu nuk ka vendosur për t'u bërë pjesë as Bosnja, ndërsa Kosova ka akuzuar se pas kësaj nisme fshihen idetë e vjetra të Serbisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Booh: 15/11/2019 01:32

    Po ca eshte ky Shengen? Beni tarifat njesoj, njohjen reciproke te dokumenteve e gjera tjera qe te behet si treg I perbashket, tjerat jane pacavure politike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb