SHBA, Prokurori i Përgjithshëm
akuzohet për kontakte me Rusinë

SHBA, Prokurori i Përgjithshëm<br />akuzohet për kontakte me Rusinë
SHBA-Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Session, është akuzuar gjatë ditës së djeshme se kishte patur kontakte me ambasadorin rus në SHBA gjatë fushatës së Donald Trump me ambasadorin rus në SHBA.

Sipas “The Washington Post”, e cila citonte burime te saj ne Departamentin e Drejtësisë ish-senatori ka takuar dy herë ish-ambasadorin e Rusisë në SHBA, Sergei Kislyak, gjatë fushatës elektorale të Donlad Trump.

Nga ana tjetër, sipas BBC, Departamenti i Drejtësisë i ka konfirmuar tashmë takimet që Sessions ka zhvilluar me ish-ambasadorin rus në Amerikë, Sergei Kislyak dhe një komision në kongresin amerikan ka rënë dakord për të nisur një hetim të ri mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hetimi i ri do të ketë si qëllim të hetojë mbi lidhjet e mundshme midis fushatës elektorale të Donald Trump dhe Moskës.

Momentalisht si Kongresi ashtu edhe FBI-ja kanë aktivë disa hetime mbi një ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike