Një ditë më parë pati protesta të dhunshme në qytet, pas dhunës dhe revoltave të 27 prillit të ardhura menjëherë pas ceremonisë funerale të të riut me ngjyrë.
Protestat e dhunshme shkaktuan vënien e zjarrit të shumë makinave e ndërtesave nëpër rrugët e Baltimores duke krijuar kaos në vend. Për këtë arsye u arrestuan 202 persona dhe u shpall gjendje emergjencë për një javë.
Por pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe hyrjes në fuqi të shtetrrethimit në orën 10 të mbrëmjes, disa protestues paqësorë u shpërndanë me gaz lotsjellës duke shkaktuar sërish revolta mes qytetarëve.
Në rrugët e qytetit janë vendosur forca ushtarake ndërsa një pjesë e qytetarëve po ndihmojnë për të pastruar pasojat e protestës së dhunshme.
(v.gj/shqiptarja.com)