Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA pasi pesë persona, përfshirë 3 foshnje janë qëlluar me thikë në një çerdhe në Queens, New York, nga një grua 52-vjeçare që punon atje.
Mirëpo për sa i përket për moshën e foshnjave, që mendohet se janë 2 vajza dhe 1 djalë, nuk bëhet e qartë. Ndërsa njëra prej vajzave raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Gjithashtu bëhet e ditur se dy të rritur, një punëtore tjetër dhe një nga prindërit e fëmijëve, janë goditur gjithashtu me thikë dhe ndodhen në spital.
Punonjësja pas sulmimit ka shkuar në bodrum dhe ka prerë dorën e saj të majtë në një përpjekje për të vrarë veten. Gruaja është gjetur atje nga policia pak kohë më vonë dhe është dërgua në spital.
Sipas raportimeve nuk bëhet ende e qartë se sa plagë kanë marrë të plagosurit dhe në cilat pjesë të trupit janë qëlluar nga punonjësja.