SHBA - Reperi amerikan Kirshnik Khari Ball, i njohur me emrin e artit si Takeoff, pjesë e grupit Migos është qëlluar për vdekje në Houston, Teksas. Vetëm pak orë pasi publikoi klipin e tij më të fundit, 28-vjeçari u vra në një vend ku luhet bowling. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit.
Menaxheri i tij ka konfirmuar se është vrarë Takeoff, ndërsa në rrjet po qarkullojnë reagime nga më të ndryshmet që luten të mos jetë ai. Fansat janë të shokuar nga ngjarja e rëndë.
Takeoff ishte në një festë private ku morën pjesë 40-50 persona kur dikush qëlloi me armë. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe gjetën Takeoff me plagë në kokë dhe qafë. Reperi ndërroi jetë në vendngjarje.