SHBA- Administrata ‘Obama’ dhe aleatët e saj besojnë se qeveria siriane ka përdorur sërish armë kimike gjatë muajit prill. Mendohet se të paktën 2 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë ekspozuar ndaj sulmit me gaz klorinë në fshatin e Karf Zeita, i cili është nën kontrollin e rebelëve.
Një zyrtar amerikan tha se gazi është lëshuar në sasi të limituara nga helikopterë. Nëse kjo vërtetohet, atëherë Siria ka shkelur marrëveshjen e arritur vitin e kaluar për të dorëzuar të gjithë arsenalin e saj kimik.
SHBA gjithashtu e ka quajtur vendimin për të mbajtur zgjedhje presidenciale në Siri, më 3 qershor si një “parodi të demokracisë”.
Zëdhënësja e departamentit amerikan të shtetit Jen Psaki tha në një deklaratë për shtyp se vendimi është i pakuptimtë pasi regjimi vazhdon të masakrojë elektoratin të cilin pretendon të përfaqësojë.
Lidhur me zgjedhjet presidenciale në Siri ka folur dhe sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki-Moon. Sipas tij, ky vendim do të dëmtojë procesin politik dhe vështirëson gjetjen e një zgjidhjeje politike për krizën që ka pushtuar vendin prej 3 vitesh.
Më shumë se 150 mijë persona kanë humbur jetën dhe miliona të tjerë janë larguar nga Siria që prej fillimit të konfliktit civil në vitin 2011.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com