Raportet mes SHBA-së dhe Kosovës ndodhen në një pikë kritike. Diplomatja Tina Kaidanoë ka anuluar vizitën e paralajmëruar në Kosovë, ndërsa senatori Chris Murphy ka njoftuar shkurtimin e agjendës.

“Ambasadorja dhe Koordinatorja Kundër Terrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit, Tina Kaidanoë, ka anuluar vizitën e saj në Kosovë për shkak të problemeve politike që ka vendi, por edhe për shkak të problemeve në sistemin e drejtësisë – që u shfaqen sidomos me lirimin e disa personave/imamëve të dyshuar për terrorizëm”, shkruajnë mediat në Prishtinë.

Lajmi për shtyrjen e vizitës është konfirmuar përmes Twitter-it edhe nga ambasadorja Amerikane në Prishtinë, Tracy Jacobson.

“Një vizitë e nivelit të lartë e SHBA've në Kosovë është anuluar këtë javë, një tjetër me agjendë të reduktuar për shkak të bllokadës aktuale politike. Të dëshpëruar”, shkruan Ambasadorja e SHBA’së në Kosovës, Tracy Jacobson.


twitter jakobson

















Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)