SHBA:Raketa e hedhur në Arabi,
dyshohet përfshirja e Iranit

SHBA:Raketa e hedhur në Arabi,<br />dyshohet përfshirja e Iranit<br>
Komandanti i Forcave Qendrore Ajrore të SHBA-ve, Gjeneral lejtnant Jeffrey Harrigian thotë se në raketën e shkrepur në Arabinë Saudite nga Jemeni ka shenja të Iranit.

Në një deklaratë për gazetarët në Dubai, gjenerali Harrigian tha se raketa e hedhur në Arabinë Saudite përmban shenja të Iranit dhe se kjo tregon se prej nga ka ardhur raketa.

Ai tha se do të hetohet se si është sjellë raketa në Jemen. Deri më tani ende nuk ka ndonjë përgjigje nga Teherani për deklaratat e gjeneralit amerikan.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë para dy ditësh dënoi aktivitetet e Iranit në rajon.

“Dënojmë aktivitetet e Iranit në rajon. Ne jemi pranë Arabisë Saudite dhe aleatëve tanë të Gjirit kundër agresivitetit të regjimit iranian dhe shkeljeve të drejtave ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Raketa balistike e shkrepur më 4 nëntor nga Jemeni drejt Rijadit, kryeqytetit saudit, ishte asgjësuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

Jemeni është arenë e një krize të thellë politike dhe të sigurisë që nga fundi i vitit 2014 kur dhuna u përshkallëzua në luftë civile dhe kryengritësit e udhëhequr nga lëvizja shiite Husi dhe Kongresi, që udhëhiqet nga presidenti i larguar Ali Abdullah Saleh, pushtuan kryeqytetin Sana dhe më pas edhe rajone të tjera.

Forcat e koalicionit nën kryesimin e Arabisë Saudite që nga muaji mars i vitit 2015 mbështesin qeverinë e Jemenit.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptaja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online