SHBA - Kryeministri Edi Rama ka drejtuar Forumin e Liderëve Botërore në Universitetin e Kolumbias, ku është thirrur për të folur mbi perspektivën e zgjerimit me vendet e Evropës juglindore, si një axhendë e re për vetë Evropën.

Në fjalën e tij, Rama tha: Europa nuk është një destinacion pranë nesh apo jashtë nesh. Ajo është një destinacion brenda nesh. Ajo është demokracia e përditshme në vendin tonë. 

Çelesi i axhendës së Evropës Juglindore për zgjerimin, duhet të jetë ky shqertësim që e ardhmja e përbashkët e gjeneratatës tjetër të Evropës po ndërtohet në vendet anëtare e në vendet kandidate e po aq sa në vendet potencialisht kandidate, pra në Evropën Juglindore. Dhe pyetja që shtrohet nuk është “sesi ta bëjmë Evropën Juglindore gati për Bashkimin Evropian, por sesi mund të ndërtojmë Evropën e përbashkët të gjithë sëbashku.

Me marrëveshjen e kohëve të fundit mes Serbisë dhe Kosovës, rajoni ynë mbylli njëherë e mirë një kapitull konflikti, duke hapur një kapitull të ri për shqiptarët, shqiptarët e Kosovës, malazezët, serbët, maqedonët, boshnjakët. Ky," - theksoi Kryeministri Rama, - "duhet të jetë fillimi i veprimit dhe sjelljes si vende kandidate. Dhe, të veprosh si vend kandidat, do të thotë të mos presësh çfarë lloj legjislacioni do të propozojë Brukseli për ta adoptuar atë më pas, paçka nëse e zbaton apo jo."
 
Më pas, Rama i është përgjigjur pyetjeve të studentëve të Universitetit të Kolumbias, të cilët kishin treguar një interes të veçantë për këtë forum.
 
Në këtë Forum, më parë kanë folur edhe Presidenti i Këshilit të BE-së, Van Rompey; Kryeministri italian Enriko Leta; Presidenti slloven Borut Pahor dhe shumë liderë të tjerë botërorë.
rama forumi
 (Në foto: Me studentë të Universitetit të Kolumbias)

Redaksia online
(Luljeta Ndoka/arsh/shqiptarja.com)