NJU JORK - “Në MOMA të NY, ku sa u prezantua kulla TID e Tiranës si 1 nga 10 ndërtimet më të bukura në botë 10 vitet e fundit!
”MOMA ndryshe do të thotë Museum of Modern Art, ndërsa kulla TID, që ka arritur sukses aty gjendet në Tiranë tek rruga “Abdi Toptani”, ende në ndërtim e sipër nga dy sipërmarrës: T.I.D sh.p.k, AGNA Investitor sh.p.k. Sipërmarrësi i parë njihet si një nga ndërtuesit edhe të Kullave Binjake në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ndërsa projektuesja e kullës është studio belge: 51N4E, disa herë e angazhuar në projekte arkitekturore në Tiranë kur Edi Rama ishte kryetar bashkie. Studioja në fjalë një projekt të tillë e ka ideuar dhe realizuar për herë të parë në Shqipëri. Dmth TID është një kullë sot për sot unikale në botë.
Me 85 metra lartësi, me 24 kate, në formë trapezi të përmbysur, dmth e ngushtë poshtë dhe duke u zgjeruar në ngjitje, ajo përbën një nga format unikale në arkitekturën moderne, po t'i shtosh edhe fasadën, e tëra gjithë pllaka të paputhitura në dy cepa, duke e bërë kështu sipërfaqen jo të rrafshët si zakonisht.
Kulla në fjalë ka pasur jo pak kundërshtime nga opozita në kohën kur u miratua projekti dhe gjatë ndërtimit të saj për shkak të lartësisë së saj.
TË DHËNAT E TID TOWER:
Lartësia: 85 metra
Kate: 24 sipër dhe 4 nëntokësorë
Sipërfaqja: 46.000 m2 (28 kate: 4 nëntokësorë)
Funksioni: Zyra Biznesi, apartamente.. etj
Gjendja: Në ndërtim
Vlera: ~50.000.000 €
Afati i parashikuar: Maj, 2012 (ende e papërfunduar)

(Në foto: TID Tower në fazën fillestare dhe afër përfundimit të saj).
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com