SHBA - Kryeministri Rama është takuar sot në Nju Jork me Presidentin e Austrisë, Heinz Fischer, i cili e ka siguruar Ramën se do të japë mbështetje për marrjen e statusin kandidat.
 
Biseda Rama-Fischer u përqëndrua edhe në marrëdhëniet tregtare ndërmjet dy vendeve, ku Kryeministri shqiptar gjeti rastin t'i bëjë ftesë sipermarrësve austriakë për të investuar në Shqipëri.

Një takim tjetër që Rama ka pasur sot ka qënë ai me kongresmenin Eliot Engel. Engel e uroi Kryeministrin për fitoren e thellë të 23 Qershorit dhe e përgëzoi për programin e tij qeverisës.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)