SHBA, rasti i pare me Zika,merret
dhe përmes marrëdhënies seksuale 

SHBA, rasti i pare me Zika,merret<br />dhe përmes marrëdhënies seksuale 
Autoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara thonë se rasti i parë i virusit Zika është marrë nëpërmjet marrëdhënies seksuale, në shtetin e Teksasit. Infeksioni është konfirmuar nga testet në Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimit.

Zyrtarët në Teksas thanë se pacienti ishte infektuar me virus pasi kishte pasur kontakt seksual me një person të sëmurë, që ishte kthyer nga vendi ku virusi Zika ishte i pranishëm.

Ky raport ka ngritur shqetësime të reja për përhapjen e virusit, që shkaktohet nga mushkonja, dhe që është shkaktar për lindje me të meta dhe probleme neurologjike.
Konfirmimi për sëmundjen e parë me virusin Zika në Shtetet e Bashkuara u bë një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli se përhapja e këtij infektimi nga Amerika Qendrore dhe ajo Jugore, paraqet një emergjencë ndërkombëtare.

Prej tetorit të vitit 2015, janë shënuar më se 4 mijë raste të konfirmuara në Brazil. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se Amerika Qendrore dhe ajo Jugore mund të shohin prej 3 e deri në 4 milionë raste me virus Zika gjatë vitit të ardhshëm.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën