Ankesat fokusohen mbi zonën e limituar dhe kohën e pakët që u është vënë në dispozicion grupit hetimor ndërkombëtar, gjithashtu dyshohet mbi fshehjen e shumë provave potenciale dhe për largimin nga zona të trupave të viktimave.
Më konkretisht në deklaratë shkruhet: Dje, vëzhguesit janë lejuar vetëm 75 minuta në zonën e përplasjes. Sot, ata u lejuan më pak se tre orë. Deri më tani, separatistët kanë lejuar vëzhguesit të kenë akses të limituar në një zonë tepër të vogël. Zona e rrëzimit nuk është e sigurt dhe ka raporte të shumta të trupave duke u hequr, pjesë të avionit, mbeturinat e tjera dhe provat potenciale janë zhvendosur diku tjetër. Kjo është e papranueshme dhe një fyerje për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre dhe për dinjitetin që viktimat meritojnë.
Gjithashtu në përfundim të deklaratës Departamenti i shtetit Amerikan i rikujton Rusisë dhe separatistëve filo-rusë impenjimin që morën ditën e mërkurë për të vënë në dispozicion të ekipit monitorues ndërkombëtar hyrjen e lirë dhe të gjitha mjetet e mundshme që mund të ndihmonin në zbardhjen e çështjes.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)