SHBA refuzon BE, nuk heq kompanite europiane nga sanksionet ndaj Iranit

SHBA refuzon BE, nuk heq kompanite europiane nga sanksionet ndaj Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Shtetet e Bashkuara e refuzuan kërkesën e Bashkimit Europian për të përjashtuar disa kompani europiane nga sanksionet e Uashingtonit kundër Iranit. Në një letër drejtuar vendeve të kontinentit të vjetër, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo sqaroi se refuzimi i kësaj thirrjeje bëhet për shkak se SHBA-të kërkojnë që të ushtrohet presion maksimal mbi Republikën Islamike.

Përjashtimet, sipas Pompeos do të bëhen vetëm në rastet kur prej tyre ka përfitim siguria kombëtare amerikane. BE-ja druhet se sanksionet e reja amerikane do të vënë në rrezik miliarda dollarë të përfituara nga tregtia. Masat e rrepta hynë në fuqi në muajin maj, pasi Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja e vitit 2015 mbi programin bërthamor iranian, për të cilën janë angazhuar ndërkohë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe.

Ndërkohë, në përballjen e saj me luftën tregtare të presidentit amerikan, BE-ja ka gjetur një aleat të fortë: Kinën. Në atmosferën e pasigurisë që i ka krijuar Trump ekonomisë globale, dy partnerët më të rëndësishëm tregtarë të SHBA-ve kanë organizuar një takim në Pekin, temat kryesore të axhendës së të cilit do të jenë marrëdhëniet e tregtisë, investimeve globale dhe ato dypalëshe.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, dhe shefi i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, përfaqësojnë BE-në në bisedimet me zyrtarë të lartë vendas, përfshirë presidentin Xi Jinping dhe kryeministrin Li Keqiang. Nisur nga përshkallëzimi i tensioneve tregtare, si pasojë e vendosjes së tarifave “tit-for-tat”, të dyja palët pritet të shprehin mbështetjen e tyre për rregulla që bazohen në sistemin tregtar ndërkombëtar, nën mbikëqyrjen e Organizatës Botërore të Tregtisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë