SHBA refuzon takimin me
Shqipërinë, kërkon dekriminalizim

SHBA refuzon takimin me<br />Shqipërinë, kërkon dekriminalizim
TIRANE - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë refuzuar të zhvillojnë dje takimin e programuar të grupit të miqësisë me Shqipërinë, për shkak të deputetëve që janë pjesë e kësaj miqësisë.

Mëngjesin e djeshëm 39 deputetët e grupit të miqësisë Shqipëri-SHBA, janë njoftuar në rrugë elektronike për zhvillimin e takimit mes përfaqsuesve të dy vendeve, ndërkohë që rreth mesditës sërish nëpërmjet një njoftimi elektronik deputetët janë njoftuar për anulimin e këtij takimi.

Sipas burimeve brenda grupit të kësaj miqësie, aryseja për të cilën mbledhja është anuluar ka të bëjë me rezervat që SHBA ka ndaj dy deputetëve që janë pjesë e kësaj miqësie, Tom Doshi dhe Mark Frroku. Ambasada e SHBA ishte e para që mbështeti vendimin e PS-së për përjashtimin e deputetit Tom Doshi nga grupi parlamentar. Ndonëse arsyet që kryeministri dhe kryetari i PS-së Rama, dha për përjashtimin e deputetit kishin të bënin me thyerjen e rregullave dhe gjuhën e përdorur nga Doshi, ambasada e SHBA nuk ngurroi ta cilësoi deputetin e përjashtuar nga PS si të inkriminuar.

Mësohet se duke i qëndruar të njëjtit qëndrim, SHBA ka kërkuar dje që të mos zhvillohet takimi i miqësisë mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, pa u “pastruar” më parë lista e deputetëve nga ata që amerikanët i cilësojnë si persona të inkriminuar. Rezervat e SHBA, janë pikërkisht për ish-deputetin e PS-së Tom Doshi dhe kreun e Partisë Kristian Demokrate Mark Frroku. Sipas burimeve, SHBA fillimisht konfirmoi zhvillimin e takimit, por më pas anulimi erdhi pikërisht për faktin se në listën e deputetëve të kësaj miqësie bëjnë pjesë edhe deputet me të shkuar problematike me drejtësinë.

Pretendimet e SHBA-ve për dy deputetët në fjalë, lidhen edhe me zhvillimet e fundit në politikë ku emrat e tyre janë protagonistët kryesorë. Deputeti Tom Doshi ka akuzuar publikisht kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta se ka kërkuar ta eleminoj fizikisht bashkë me deputetitn e PD-së Mhill Fufi, informacion të cilin deputeti pretendon se e ka marrë prej kolegut të tij Mark Frroku. Kryetari i miqësisë Shqipëri-SHBA, Pandeli Majko ka deklaruar për mediat se arsye e moszhvillimit të këtij takimi është bërë klima e tensionuar politike.

Ndërkohë që burime pranë Kuvendit, bëjnë me dije se ka pasur edhe një komunikim elektronik mes ambasadës së SHBA në Tiranë dhe kryeparlamentarit Ilir Meta, ku është kërkuar ndryshimi i përbërjes së deputetëve që marrin pjesë në grupin e miqësisë mes dy vendeve. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Meta ka sqaruar për ambasadën se emrat e deputetëve në këtë miqësi përcaktohen nga vetë grupet parlamentare të partive politike.

Të pyetur nga “Shqiptarja.com”, deputetë të opozitës në këtë grup miqësie bëjnë me dije se Kuvendi nuk ka dhënë arsye për anullimin e këtij takimi, megjithatë konfirmojnë se është e vërtetë që SHBA ka pasur rezerva për disa nga deputetët që janë pjesë e këtij grupi miqësie. Ditën e djeshmë në zyrat e Kuvendit ka pasur edhe një takim mes ambasadorit të SHBA, Donald Lu dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj.

Ambasadori dje zhvilloi takim edhe me ministrin e Mjedisit, Leftër Koka, të zgjedhur nga LSI, ku veç diskutimeve në lidhje me ecurinë e ministrisë është trajtuar edhe situata politike në vend dhe zhvillimet e fundit. 

Lu me Xhafaj, por anulohet takimi i grupit të miqësisë SHBA-Shqipëri
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj. Takimi është zhvilluar në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, dhe ka zgjatur 1 orë, por nuk janë bërë publike detaje nga takimi.

Por më herët është anuluar edhe një takim mes grupit të miqësisë SHBA- Shqipëri, por pa dhënë detaje konkrete në lidhje me këtë veprim. Burime për A1 Report sqarojnë se mbledhja është anuluar për shkak të mos pjesëmarrjes së deputeteve të PD. Por nuk përjashtohen as arsyet e tjera, që mund të lidhen me dekriminalizimin.

Më herët ambasadori Lu, u takua edhe me ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Gjatë takimit të dyja palët diskutuan rreth çështjeve mjedisore në vend. Ministri Koka e njohu Ambasadorin Lu me arritjet e deritanishme në fushën e mjedisit duke vënë theksin, në situatën e mëparshme mjedisore dhe punën që është bërë për ta ndryshuar këtë realitet, dhe për ta sjellë në qendër të vëmendjes.

Duke iu përgjigjur interesit të Ambasadorit Amerikan rreth monitorimit të cilësisë së ajrit, Ministri Koka theksoi se Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka 6 laboratorë dhe monitoron cilësinë e ajrit, duke raportuar online të dhënat.

lu me logo
(Foto: Ambasadori amerikan Lu duke u larguar nga Kryesia e Kuvendit)

listA

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës