SHBA, republikanët nuk arrijnë të zgjedhin kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve

SHBA, republikanët nuk arrijnë të zgjedhin kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve

Foto ilustruese

Për herë të parë pas 100 vjetësh ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve nuk arrijnë të zgjedhin kryetarin në raundin e parë të votimit.

Republikan Kevin McCarthy nuk arriti të siguronte votat e nevojshme për të marrë drejtimin e Dhomës, pasi nuk u mbështet nga një pjesë e kolegëve të tij.

Ai mori 203 vota, republikani tjetër Andy Biggs 10 vota ndërsa kandidati demokrat Heekm Jeffires 212 vota.

Kevin McCarthy u bë politikani i parë që nga viti 1923 që nuk zgjidhet që në raundin e parë.

Ai është zotuar se do të luftojë deri në fund.

Seanca në Dhomën e Përfaqësuesve ështe ende duke vazhduar dhe megjithëse ligjvënësit e kanë hedhur një herë votën e tyre, ata kanë të drejtë ta ndryshojnë ata. Pritet që votimi të vazhdojë.

Pas zgjedhjeve të nëntorit 2022, republikanët rimorën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, por në ditën e parë të punimeve të saj dështuan të zgjedhin e kryetarin e Dhomës.

Pa zgjedhjen e Kryetarit, Dhoma e Përfaqësuesve nuk mund të kryejë veprimtaritë e saj.

Ligjvënësit e bëjnë betimin për mandatin e tyre dyvjeçar pas zgjedhjes së kryetarit.

Kandidatura e zotit MCarthy kundërshtohet nga një brez i ri republikanësh që mbështesin ish Presidentin Donald Trump, të cilët thonë se ai nuk është konservator sa duhet dhe nuk është aq i ashpër për të luftuar demokratët./VOA

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja