SHBA, revista Newsweek do të dalë
përsëri në treg vitin e ardhshëm

SHBA, revista Newsweek do të dalë<br />përsëri në treg vitin e ardhshëm
SHBA - Revista Newsweek  do të rifillojë punën e saj. Kompania IBT me bazë në New York që bleu aksionet e Newsweek në gusht, ka në plan për të ringjallur revistën, duke filluar botimin e saj vitin e ardhshëm.

Kopja e fundit e gazetës ishte botuar në vitin 2012. Në muajin tetor të 2013, kompania IBT ka rihapur faqen e saj online Newsweek.com dhe ka punësuar dhjetra punonjës, të cilët kanë punuar edhe më parë dhe kanë përvojë në të shkruarit në web.

Revista nuk do të përmbajë më artikuj të shkurtër, informacione, grafika dhe përmbledhje të shkurtra të lajmeve. "Këto gjëra janë punë intensive. Janë gjëra të viteve 1990. Ato ditë kanë mbaruar. Hapësira e revistës do të përdoret për të shkruar artikuj të ndryshëm", thotë Jim Impoco, redaktori i përgjithshëm i revistës.

Sipas tij, synimi është që të shiten kopje jo më pak se kostoja e saj e prodhimit.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit