SHBA - Eshtë riafirmuar marrëveshja e Bashkëpunimit Strategjik të vitit 2012, e cila mes të tjerash i angazhon Shtetet e Bashkuara në Afganistan deri në vitin 2014. Marrëveshja u arrit pas disa orë bisedimesh mes Presidentit Barak Obama dhe homologut të tij afgan Hamid Karzai në Shtëpinë e Bardhë. Bisedimet kishin si qëllim të përcaktonin të ardhmen e Afganistanit.
Presidenti afgan dhe anëtarë të delegacionit të tij u takuan një ditë më parë edhe me sekretaren amerikane të shtetit Hillary Clinton e me sekretarin e mbrojtjes, Leon Panetta.
Në këtë marrëveshje u përcaktua edhe kalimi i forcave ndërkombëtare në role këshilluese dhe mbështetëse në muajt e ardhshëm. Rreth 60 mijë forca amerikane do të tërheqin patrullat nga fshatrat afgane dhe do t’u japin fund shumicës së operacioneve të përbashkëta të luftimit.
Udhëheqësi afgan tha se qeveria e tij po vazhdon të luftojë me një farë suksesi korrupsionin në vend dhe se pret me kënaqësi mbajtjen e zgjedhjeve të organizuara mirë dhe pa ndërhyrje në prill të 2014-s, duke thënë se do të ishte “një president i lumtur në pension”.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com