SHBA, rinisin protestat pas lirimit 
nga akuzat të policit që vrau të riun

SHBA, rinisin protestat pas lirimit <br />nga akuzat të policit që vrau të riun
SHBA - Lagjia "St. Louis" në Ferguson të SHBA-së ka përjetuar mbrëmë natën më të keqe të trazirave të cilat shpërthyen pas vendimit të Jurisë së Madhe për të mos ndjekur penalisht një oficer policie që qëlloi mbi një adoleshent me ngjyrë në muajin gusht.
 
Turma të zemëruar njerëzish dolën në rrugë duke qëlluar në drejtim të ndërtesës së departamentit të policisë së Ferguson pasi juria vendosi se nuk kishte asnjë shkak për të akuzuar për vrasje oficerin Darren Wilson që qëlloi mbi 18-vjeçarin Michael Brown.
 
Familja e Brown tha se janë thellësisht të zhgënjyer nga konstatimi i jurisë, por nga ana tjetër kuruan që protestat të mos kthehen në dhunë. Presidenti Barack Obama iu bëri thirrje protestuesve të qetësohen dhe policia të vetëpërmbahet pasi hodhi disa herë gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.
 
“Ne duhet të pranojmë se situata në Ferguson flet për sfidat më të gjëra që përballet shteti ynë. Mbetet fakt që ekziston një mosbesim i thellë midis policisë dhe komuniteteve me ngjyrë”, tha Obama gjatë një konference për shtyp. Ky vendim ndezi tensionet racore edhe në shtete të tjera amerikane të cilët u çuan në protesta si New-York, Çikago, Uashington, Seattle dhe Oakland.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?