Rreth 30 mijë forca zjarrfikëse janë mobilizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shuarjen e vatrave të zjarrit që kanë përfshirë dhjetëra shtete kryesisht në perëndim të vendit.  Që nga fillimi i vitit është djegur një sipërfaqe ekuivalente me dyfishin e rajonit të Ile-de-France.
Rreth 28,884 persona janë mobilizuar për shuarjen e zjarreve në pyje. Kjo shifër po i thyen të gjithë rekordet në 20 vitet e fundit, duke detyruar një numër të madh banorësh të evakuohen nga banesat e tyre, raportoi Qendra Kombëtare e Zjarreve (NIFC).
Në total, rreth 29 mijë kilometra katror janë shkrumbuar që nga fillimi i vitit 2015 ose dy herë më shumë se sipërfaqja e Bretanjës ose e Burgonjës.