MICHIGAN - Në shtetin e Michiganit kanë nisur një sërë protestash për dorëheqjen e dy policëve të bardhë, pas publikimit të një videoje ku ata rrahin dhunshëm një të dyshuar me ngjyrë.

Floyd Dent, 57 vjeç u arrestua gjatë një kontrolli të policisë rrugore në Inkster në janar dhe në filmimin nga kamerat e policisë shfaqn dy policët që e qëllojnë shumë herë ndërsa e shtrijnë në tokë.

Rastet e shpeshta të dhunës së policisë ndaj personave me ngjyrë në Ferguson, Missouri dhe New York City e kanë kthyer trajtimin racor në një çështje mjaft të ndjeshme në SHBA. Oficerët e policisë janë shfajësuar deri më tani se personi i kërcënoi se do t’i vriste.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)