UASHINGTON, 17 gusht /ATSH-AFP/ - Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të rrisin ndjeshëm numrin e fluturimeve me dronë ushtarak në katër vitet e ardhshme me synim forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe goditjeve në zonat e konfliktit, raportoi "Wall Street Journal".
Pentagoni parashikon rritjen e numrit të fluturimeve të përditshme nga 61 aktualisht në 90 në vitin 2019, njoftoi një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes. Bëhet fjalë për rritjen e parë në masë të konsiderueshme të numrit të fluturimeve të telekomanduara që nga viti 2011 marrë shkas nga rritja e numrit të konflikteve, raportoi një ditë më parë "Wall Street Journal".
Qëllimi kryesor mbetet zgjerimi i zonave të mbikëqyrjes si Ukraina, Iraku, Siria, deti i Kinës Jugore dhe Afrika e Veriut. Pentagoni planifikon gjithashtu të rrisë kapacitetet e sulmeve asgjësuese me ndihmën e pajisjeve të drejtuara nga distanca./
/v.b/