SHBA/ Rritet në 10 numri i viktimave nga zjarret në Kaliforni

SHBA/ Rritet në 10 numri i viktimave nga zjarret në Kaliforni

Më shumë se gjysmë milioni njerëz në Oregon të Shteteve të Bashkuara janë duke u shpërngulur nga shtëpitë e tyre si pasojë e zjarreve vdekjeprurëse që kanë përfshirë Paqësorin Veriperëndimor.

Zjarret e përhapura nga erërat e forta vazhdojnë të flakërojnë shtetin amerikan të Kalifornisë dhe fqinjët e saj veriorë, si pasojë e të cilave numri i të vdekurve ka arritur në dhjetë.

Guvernatorja e shtetit, Kate Brown, tha se numri i saktë i viktimave nuk dihet ende

“Ne nuk kemi parë kurrë këtë sasi zjarresh në shtetin tonë. Për fat të keq, është zile e së ardhmes. Ne jemi duke ndjerë ndikimet akute të ndryshmeve të klimës”, tha Broën.

Një nga zjarret më shkatërruese, ai në Ashland, afër kufirit me Kaliforninë, është duke u trajtuar nga policia si zjarrvënie e qëllimshme.

Aktualisht më shumë se 100 zjarre janë duke djegur 12 shtete perëndimore të SHBA-së.

Më të goditurat janë Oregoni, Kalifornia dhe Uashingtoni.

Në veri të Kalifornisë, zyrtarët zbuluan shtatë trupa, një ditë pasi tre persona u shpallën të vdekur. Ndërkohë, 16 të tjerë mbeten të zhdukur.

“Përderisa kushtet kritike të motit nga zjarri u zbutën dje, zjarrfikësit arritën kontrollin e plotë në një nga shumë zjarret në shtet”, tha Departmenti i Mbrojtjes së Pyjeve dhe Zjarreve i Kalifornisë (CalFire).

CalFire njoftoi se gjithsej 37 zjarre të reja u regjistruan dje, nga të cilat shumica u frenuan shpejt, por dy janë rritur në zjarre të mëdha.

Departmenti shtoi se rreth 14 mijë zjarrfikës janë në front kundër 29 zjarreve të mëdha aktive në mbarë Kaliforninë me një popullsi prej rreth 39.5 milionë banorësh, shkruan AA.

Në fqinjin verior të Kalifornisë, shtetin Oregon, rreth 500 mijë persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre, mbi 10 për qind e popullsisë së shtetit me 4.2 milionë banorë.

Zyrtarët e Oregonit theksuan se zjarrfikësit sot po luftojnë me një rekord prej 900 hektarë zjarresh në të gjithë shtetin, duke shtuar se guvernatorja Kate Broën nënshkroi një kërkesë për një shpallje të katastrofës federale.

Sipas Zyrës së Menaxhimit të Emergjencave të Oregonit, ka gjithsej 39 zjarre të njëkohshme në këtë shtet amerikan.

Në fqinjin verior të Oregonit, shtetin Washington, erërat e forta së bashku me motin e thatë dhe të nxehtë që nga e hëna kanë shkaktuar përhapjen e shpejtë të dhjetëra zjarreve.

Rreth 587 mijë hektarë tokë janë djegur në të gjithë shtetin, më shumë se gjysma e rekordit të shënuar në bitin 2015 kur 1 milionë hektarë tokë u dogjën.

Guvernatori i shtetit Washington, Jay Inslee, në rrjetet sociale njoftoi se ai ka lëshuar një shpallje që do të sigurojë 7,6 milionë banorë të shtetit me disa ndihma parash për nevoja të menjëhershme.

Disa ekspertë fajësojnë ndryshimet klimatike, motin e nxehtë dhe të thatë, si dhe erërat e forta, pasi mbi 12 mijë goditje rrufesh në gusht shkaktuan flakë të përhapura në të gjithë Kaliforninë.

Sipas studimit të drejtuar nga Universiteti Stanford me bazë në Kaliforni, temperaturat u rritën rreth 1 gradë Celsius në Kaliforni, ndërsa reshjet shënuan një ulje prej 30 për qind që nga viti 1980. Sipas studimit, kjo dyfishoi numrin e ditëve të vjeshtës, kur kushtet ekstreme dhe rreziku i zjarreve janë në nivelin më të lartë.

Sipas Qendrës Kombëtare të Zjarrfikjes, këtë vit deri më tani kostoja totale e zjarreve vlerësohet të jetë mbi 800 milionë dollarë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja