SHBA-të pretendojnë se Rusia ka grumbulluar deri tani 190 mijë trupa ushtarake pranë Ukrainës. Sipas SHBA, numri i trupave ushtarake është dukshëm më i lartë se më parë. Ambasadori i SHBA Michael Carpenter, tha në një deklaratë gjatë një takimi të OSBE-së se numri i trupave ushtarake mund të jetë dyfishuar që nga fundi i muajit të kaluar.
“Ne vlerësojmë se Rusia ka të ngjarë të ketë grumbulluar midis 169,000-190,000 forca ushtarake afër Ukrainës në krahasim me rreth 100,000 më 30 janar.”-tha ai.
Më tej, Carpenter thekson se ky është mobilizimi më i rëndësishëm ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken thanë dje se ekziston një rrezik i lartë që Rusia të sulmojë Ukraninën brenda disa ditësh.
Biden udhëzoi Sekretarin e Shtetit, Blinken të shkonte në Kombet e Bashkuara për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, ku Blinken tha se forcat ruse po përgatiten të sulmojnë Ukrainën nga brenda disa ditësh.
Turp turp per SHBA NATO BE dhe tere boten qe po i ve ne loje Rusia.
Përgjigju