SHBA: Rusia të respektojë
menjëherë armëpushimin në Ukrainë

SHBA: Rusia të respektojë<br />menjëherë armëpushimin në Ukrainë
SHBA-Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Rusisë për të monitoruar marrëveshjen e armëpushimit të vendosur në fuqi më 20 shkurtë në Ukrainën Lindore, duke deklaruar se forcat e kombinuara të Rusisë dhe ato separatiste të mbështetura nga Rusia, kanë vendosur nën shënjestër vëzhguesit ndërkombëtarë.

Ne u bëjmë thirrje Rusisë dhe forcave separatiste që ajo mbështet të respektojnë menjëherë armëpushimin, të tërheqin të gjitha armët e rënda dhe të lejojnë hyrjen e plotë dhe pa pengesa të vëzhguesve të Organizatës për sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropë, OSBE”, ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner, gjatë një konference për shtyp.

Thirrja e Washingtonit ka ardhur një ditë pasi misioni monitorues OSBE-së, raportoi se persona të armatosur në territorin e kontrolluar nga forcat separatiste në veri të Donjecku, kanë konfiskuar një dron, i cili përdorej nga misioni i OSBE-së për të regjistruar shkeljet e armëpushimit.

Ndërkohë qeveria e Ukrainës kishte njoftuar një ditë më parë, se 16-të ushtarë të saj ishin plagosur brenda harkut kohorë të 24 orëve për shkak të luftimeve mes forcave separatiste të mbështetura nga Rusia.

Armë pushimi në Ukrainën Lindore, u vendos në fuqi në orët e para të 20 shkurtit, por gjatë kësaj kohe janë raportuar shkelje të shumta të armëpushimit, ku Kievi dhe forcat separatiste fajësojnë njëri-tjetrin për këto shkelje.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?