SHBA - Stuhi të fuqishme goditën përsëri rajonet jugore të SHBA, duke e çuar numrin e viktimave në mbi 20. Në Alabama u raportuan 6 të vdekur, kurse në Misisipi 7 pasi tornadot goditën këto zona të hënën në mbrëmje, megjithatë numri i viktimave nuk është konfirmuar. Tornadot për të dytën natë me radhë shkatërruan ndërtesa, përmbysën automjete dhe rrëzuan linjat e shërbimeve.

Ndërkohë, shtabet e emergjencës po vazhdojnë kërkimet në rrënoja për të mbijetuar nga stuhitë që goditën një ditë më parë, ku të paktën 16 persona humbën jetën në Arkansas Iowa dhe Oklahoma.

Shteti më i goditur ishte Arkansasi ku 14 nga 16 viktimat ishin nga periferitë e Little Rock.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)