Departamenti amerikan i Thesarit vendosi të premten sanksione ndaj dy individëve rusë dhe katër subjekteve që i akuzon për mbështetje të ndikimit keqdashës global të Kremlinit dhe operacioneve për ndërhyrje në zgjedhje, duke përfshirë në Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainë. “Individët dhe subjektet e përcaktuara sot luajtën role të ndryshme në përpjekjet e Rusisë për të manipuluar dhe destabilizuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e tyre, përfshirë Ukrainën”, tha në një deklaratë Departamenti i Thesarit.
Departamenti emëroi individët si rusët Aleksandr Viktorovich Ionov dhe Natalya Valeryevna Burlinova dhe entitetet si Lëvizja Anti-Globalizuese e Rusisë (AGMR), Ionov Transkontinental, STOP-Imperializmi dhe Qendra për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Diplomacisë Krijuese të Nismës Publike (PICREADI).
Departamenti i Thesarit akuzoi Aleksandr Viktorovich Ionovin si një "bashkëpunëtor" të FSB-së, duke thënë se ai ishte koordinuar me agjencinë ruse të inteligjencës që të paktën në verën e vitit 2020 për të identifikuar "pikat socialo-politike të konflikteve brenda Shteteve të Bashkuara". “Ai ofroi mbështetje, zakonisht në formën e donacioneve monetare, për organizatat që ai dhe shërbimet e inteligjencës ruse besonin se do të krijonin shqetësime social-politike në Shtetet e Bashkuara”, tha Departamenti i Thesarit.
Ambasada ruse në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë një emaili që kërkonte komente mbi sanksionet e SHBA-ve, të cilat bllokojnë pronën dhe interesat e individëve dhe organizatave që janë nën juridiksionin amerikan./VOA
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Blinken telefonon Lavrov, i kërkon shkëmbim të të burgosurve: Nuk mund të them se do e pranojë propozimin
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4919
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Homazhet për Jimmy Carter bëjnë bashkë rivalë dhe ish-aleatë! Trump përkrah Obamës, takon edhe ish-zëvendësin e tij
9 Janar, 18:58
-
Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA
9 Janar, 18:40
-
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Të bindim Trump për marrëveshjen e armëve
9 Janar, 16:38
-
Trump nuk tërhiqet, poston foton e 'New York Post' me hartën ku Kanadaja dhe Groenlanda janë pjesë e Amerikës
9 Janar, 16:20
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Blinken: Afër armëpushimit dhe lirimit të pengjeve! Marrëveshja mund të mbyllet nga administrata e re
9 Janar, 15:46
-
Ish-Presidenti Carter nderohet me ceremoni shtetërore në Uashington
9 Janar, 15:30
-
Lufta/ SHBA-ja i ofron ndihmë ushtarake prej 500 milionë dollarësh Ukrainës, mund të jetë e fundit nga Biden
9 Janar, 15:15
-
Përse Trump do që të blejë Groenlandën? Ishulli më i madh në botë, i pasur me lëndë të para dhe në pozicion të rëndësishëm strategjik në Atlantikun e Veriut
9 Janar, 14:50
-
Demush Shasha: Testi i Donaldit tjetër
9 Janar, 10:28
-
Trump propozoi që Gjiri i Meksikës të quhet Gjiri i Amerikës, përgjigjet presidentja Scheinbaum: Pse të mos e quajmë SHBA-në, 'America Mexicana'?!
9 Janar, 10:10
-
Zjarret vazhdojnë të përhapen në Los Anxhelos, 5 të vdekur evakuohen 180 mijë persona! Biden do t'i drejtohet kombit
9 Janar, 07:46
-
Zyrtari i lartë amerikan takohet me Ramën, Verma: Partneriteti ynë siguron Shqipërinë të përparojë drejt Integrimit të plotë europian
8 Janar, 21:05