Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj dhjetëra personave dhe entiteteve në Iran, Kinë dhe Hong Kong, duke i akuzuar për një rrjet që mbështet programin ushtarak dhe të raketave të Iranit, teksa Uashingtoni ka rritur presionin ndaj Teheranit.
Departamenti amerikan i Thesarit tha se ky rrjet ka kryer transaksione dhe ka ndërmjetësuar në blerjen e pjesëve të ndjeshme, kritike dhe të teknologjisë për zhvillimin e raketave balistike të Iranit, përfshirë për Ministrinë iraniane të Mbrojtjes dhe Forcat e armatosura logjistike, që janë nën sanksione amerikane.
Në mesin e të sanksionuarve është edhe atasheu i mbrojtjes së Iranit në Pekin, Davoud Damghani, që Thesari e ka akuzuar për koordinim të blerjeve të pajisjeve që lidhen me ushtrinë. Këto blerje thuhet se janë bërë nga Kina për përdoruesit iranianë.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të shënjestrojnë rrjetet keqdashëse transnacionale që fshehurazi mbështesin prodhimin e raketave balistike të Iranit dhe programet e tjera ushtarake”, tha Departamenti amerikan i Thesarit.
Sanksionet amerikane vijnë një ditë pasi Irani pretendoi se ka krijuar një raketë hipersonike, që sipas Teheranit, është e aftë për t’i mposhtur mbrojtjet ajrore dhe fluturon me shpejtësi 15 herë më të madhe se shpejtësia e zërit. REL
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
77.8%
-
Jo
16.7%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2651
Lajme të tjera
-
Vazhdon dita e dytë e gjyqit të Trump, nën akuza për mashtrime në biznes
3 Tetor, 22:29
-
SHBA: Serbia ka filluar të tërheqë forcat nga kufiri me Kosovën
3 Tetor, 21:44
-
U rrëmbye teksa luante gjatë një pikniku në New York, 9-vjeçarja gjendet në dollapin e rrëmbyesit
3 Tetor, 19:06
-
Hunter Biden del para gjykatës, deklarohet i pafajshëm për armëmbajtje pa leje
3 Tetor, 17:13
-
Elon Musk përballet me 2 padi në SHBA
3 Tetor, 17:05
-
VIDEO/ U tall me shpërndarësin e ushqimit, youtuberi e pëson keq, qëllohet me plumb në gjoks! Skena e frikshme kapet në kamera
3 Tetor, 10:02
-
Zyrtarët amerikanë takohen me Rrumbullakun: Bashkëpunim midis forcave të rendit të SHBA dhe Policisë së Shtetit
3 Tetor, 09:56
-
SHBA/ Republikani Gaetz depoziton mocionin për shkarkimin e McCarthy: U mbështet te votat e demokratëve për miratimin e një mase
3 Tetor, 07:36
-
‘Shkruante për temat LGBTQ+ dhe abuzim me drogën’, qëllohet 7 herë në shtëpinë e tij, vdes gazetari amerikan
2 Tetor, 21:56
-
Çfarë di princi i kurorës së Arabisë Saudite që ne nuk e dimë?
2 Tetor, 21:03
-
Kina: Shpresojmë se SHBA do të bëjë më shumë gjëra të favorshme për dialogun mes dy vendeve
2 Tetor, 20:10
-
Para hyrjes në sallën e gjyqit, reagon Trump: Mos besoni asgjë që lexoni
2 Tetor, 18:09