SHBA: Sanksionet ndaj Turqisë ende në tryezë

SHBA: Sanksionet ndaj Turqisë ende në tryezë

Një zyrtar i lartë amerikan thotë se Turqia mund të goditet me sanksione, pasojë e vendimit të saj për të blerë sistemet e mbrojtjes ajrore ruse S-400 në muajin korrik.

"Ata nuk i kanë shpëtuar gjasave për t’u goditur me sanksione", u tha të enjten gazetarëve në Uashington ndihmës Sekretari i Shtetit për Politikat Ushtarake R. Clarke Cooper.

"Të gjitha opsionet janë në tavolinë" tha ai, duke shtuar se Uashingtoni nuk ka afat kohor për të marrë një vendim.

Tensionet mes Turqisë dhe Uashingtonit u rritën gjatë vitit të kaluar, të nxitura pjesërisht nga mbështetja që SHBA-ja u dha disa forcave kurde në Siri në luftën kundër grupit terrorist të Shtetit Islamik. Por vendimi i Ankarasë për të përparuar me blerjen e sistemit të avancuar të mbrojtjes ajrore të prodhuar nga Rusia, ka patur po atë peshë në tensionimin e marrëdhënieve.

Për muaj të tërë Uashingtoni e kishte paralajmëruar Ankaranë se duke pranuar S-400-t, po rrezikonte marrëdhëniet si dhe rrezikonte të humbiste rolin e saj si partner kryesor në prodhimin e avionëve të avancuar luftarakë amerikanë F-35.

Pasi Turqia mori sistemet në muajin korrik nga Rusia, Shtëpia e Bardhë njoftoi përfundimin e bashkëpunimit me Turqinë për avionët F-35, vendim që u kushtoi kompanive turke rreth 9 miliardë dollarë humbje.

Cooper tha se disa nga ndëshkimet me të cilat do të përballet Turqia parashikohen në ligj, përfshirë disa që mund të vendosen në bazë të aktit mbi Goditjen e kundërshtarëve të Amerikës me Sanksione (CAATSA).

Por ai tha se në lojë janë edhe faktorë të tjerë. Megjithatë Cooper tha se shpreson që marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Turqisë të përmirëson.

Ndërkohë ai tha se vendimi për t’i shitur 32 avionë luftarakë F-35 Polonisë, për 6.5 miliardë dollarë, nuk kishte lidhje me vendimin për largimin e Turqisë nga programi. Sipas tij blerja ishte parashikuar përpara se kjo gjë të ndodhte.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja