Administrata e Donald Trump vendosi të mërkurën sanksione ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës në Rusi, Rosneft dhe Lukoil, ndërsa i bëri thirrje Moskës që të dakordësohet për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë. Njoftimi erdhi ndërsa Trump konfirmoi anulimin e takimit të pritur me Putinin.

Megjithatë, pas Trump, edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio sinjalizoi se administrata amerikane sinjalizoi gatishmërinë e tij për të zhvilluar bisedime të ardhshme me rusët. "Ne do të donim ende të takoheshim me rusët. Ne gjithmonë do të jemi të interesuar për dialog nëse ka një mundësi për të arritur paqen", tha Rubio.

Sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Mark Rutte tha se me presion të vazhdueshëm ndaj Moskës mund të arrijnë në një armëpushim.

“Jam absolutisht i bindur se, me presion të vazhdueshëm, do të jemi në gjendje të gjejmë një bazë të përbashkët për të rënë dakord për një armëpushim dhe se do të ketë bisedime të mëtejshme, siç e keni parë në dy javët e fundit”, tha Rutte.