
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Hydra, platformën më të madhe në botë të ueb-it të errët në gjuhën ruse dhe shkëmbimin e monedhës virtuale Garantex.
Kjo është bërë e ditur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke nënvizuar se bëhet fjalë për një masë që vjen pas një operacioni të policisë gjermane kundër të njëjtës platformë.
"Veprimi i sotëm i koordinuar me aleatët dhe partnerët tanë bllokon infrastrukturën për sulme kibernetike, si dhe aktorët dhe objektivat e abuzimit me monedhën virtuale për të pastruar pagesat," shpjegoi departamenti, shkruan La Repubblica.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Kievi: 400 të zhdukur në Hostomel! Putin: Ukrainasit na provokuan në Bucha, s’kemi qëlluar civilë! Pentagoni: Rusët janë tërhequr nga Kievi dhe Kharkivi, trupat zhvendosen në lindje











